Nënkryetari i URA-së Dritan Abazoviq gjendet në vendin e gjashtë të personaliteteve më të njohur publike në Mal të Zi, ka treguar sondazhi i fundit i agjencisë Damar, ndërsa transmeton “Pobjeda”.
Më mirë se ai janë të renditur vetëm kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq, kryeministri Millo Gjukanoviq, lideri i Demokratëve Aleksa Beçiq, kryetari i DEMOS-it Miodrag Llekiq dhe mitropolititi i Kishës Ortodokse Serbe Amfilohije Radoviq.
Agjencia Damar e bëri sondazhin nga mesi i nëntorit kur intervistuan 1015 persona.