Nga Agjencia kosovare e privatizimit (AKP) kanë deklaruar që presin nga gjykata malazeze të anulojnë mënyrën në të cilën në vitin 1999 firma kosovare e deriatëhershme “Rekreaturs”, me seli në Prishtinë, është “zhvendosur” në Budva dhe në atë mënyrë i është marrë prona me vlerë miliona euro.
Siç është thënë nga ky institucion për “Vijesti”, mbas luftës në Kosovë, katër punëtorë të kësaj firmë krejtësisht në mënyrë të paligjshme kryen riregjistrimin dhe me këtë marrin vendbanimin Kamenovo tek Budva dhe lëndën gjyqësore K1 me komunën e Ulqinit. “Bëhet fjalë për malverzime, për të cilët i treguam gjyqit”, thuhet nga AKP.
Pronari shumicë i “Rekreatursit” prej vitit 2002 është Atlas grupi i biznesmenit Dushko Knezheviq.