Agjencia Rregulluese për Energjetikë, që pjesë të kompetencës ka edhe rregullimin e çmimit të ujit, publikoi raportin e fundit.
Siç thuhet në këtë document, çmimi i ujit në Komunën e Ulqinit është 80 cent dhe është më i ulëti në Bregdet, gjersa çmimi më i lartë është në Kotorr ku kushton 1,03 euro.
Shtohet se në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” në Ulqin janë të punësuar 124 punëtorë.