Drejtori i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor Ervin Spahiq ka thënë se deri me 20 gusht do të jetë gati Drafti i studimit për mbrojtjen e Kripores, e pas kësaj do të vijojë shqyrtimi publik.
“Me këtë dokument do të përcaktohen saktësisht kufijtë, do të definohet koncepti i mbrojtjes, zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe mënyra e menaxhimit të kësaj ndërmarrje duke marrë parasysh të drejtat pronësore dhe veprimtarit e gjetura ekonomike”, tha ai për “Pobjeda”.
Sipas fjalëve të tija, ka shumë mundësi që këtë hapësirë ta marr me qira NP “Parqet nacionale”.