Prodhuesit e agrumeve nga Ulqini ishin të dielën të kënaqur. Sepse, atë ditë drejt kryeqytetit të Hungarisë, Budapest, u transportuan 20 tonë agrume dhe klementina, njoftohet Portali UL-info nga OJQ “Agrumet”.
Pritet që ky trend i mirë të eksportit të kësaj peme jugore të vazhdojë edhe ditët në vijim kah vendet e Evropës qendrore, si dhe Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Në Ulqin ka rreth 300 mijë rrënjë mandarina prej ku vilen rreth një mijë tonë mandarina.