Linda dhe jetoj në qytetin më të bukur të bregdetit tonë, aty ku nga liqeni buron lumi i cili derdhet në det. Shpesh herë kujtimet me kthejn në ato ditë dhe ato vite kur me bukurit dhe begatitë e qytetit tim u kënaqeshin turistet nga mbar Evropa por edhe më gjerë.
Sot ato kohëra i quajmë ‘kohëra të arta’. Nuk mundem të mos pyetem si është e mundur që një qytet bregdetar të jetë më i zhvilluar dhe më i bukur në shekullin e kaluar sesa sot. Athua se kujt i konvenon kjo gjendje dhe kush po përfiton nga e njëjta. Sinqerisht, mendova të flas për njerin prej shume problemeve me të cilët unë dhe bashkqytetarët e mi po ballafaqohemi dita ditës dhe vite me rradhë, mirëpo është pothuajse e pamundur të përqendrohesh vetëm në njerin prej tyre.. Perderisa nëpër botë po ndërtohen qytete të tëra nëpër ujëra ne do vazhdojmë që ne rrjetat sociale të kënaqemi me skicat e aqua parkut, hotelit në Sukë, do të ndëgjojmë përrallat për Arabët që Plazhin e madh do ta shëndrrojnë në Dubai, do të besojmë se Port Milena do ta fitoj pamjen e dikurshme, se kriporja e ulqinit do vazhdojë me prodhimin e kripes, se në fushat pjellore të Anes së malit do të fillojë prodhimi i ushqimit organik.
Me nje fjalë do të vazhdojmë ta kujtojmë të kaluarën me nostalgji, të endërrojmë përrallen e së ardhmes dhe do qëndrojmë në një vënd në të tashmen.
Të ndëruar, sapo e tregova tregimin që e keni ndëgjuar shumë e shumë herë, po sikur të çojm duar edhe nga fjala cfar do i mbetet gjeneratave të ardhme në trashegimi…