Për nderë të mësuesit dhe kompozitorit të ndjerë Fiqri Hasanaga në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë në Ulqin të mërkurën mbrëma u mbajt akademia për jetën dhe punën e tij.
Për këtë njeri të ndershëm dhe pedagog të shkëlqyer folën miqtë, bashkëpunëtorët dhe bashkëqytetarët e tij: Qazim Muja, Shaban Peraj, Ismet Karamanaga, Esat Mehmeti dhe Zenel Katana, si dhe anëtari i kllapës së Ulqinit Sami Misheri.
Në ceremoni kishte program kulturor, si dhe u dhanë shpërblime të rastit.
Më herët, në mënyrë solemne, u zbulua tabela në një rrugë të qyteti e cila, me vendim të Kuvendit komunal të Ulqinit, mban emrin e profesor Fiqri Hasanagës.