Akademia policore: POLICËT KOMUNAL KRYEN TRAJNIMIN SHTESË

Lisice, policijaTre policë komunal nga Komuna e Ulqinit kanë përfunduar nga fundi i kësaj javë në Akademinë policore në Danillovgrad trajnimin një mujor.

Siç njoftohet nga ky institucion, trajnimin e kaluan Amir Mehmeti, Shpend Kotorri dhe Edin Efendija. Ato së shpejti do të marrin edhe dëshminë për programin e përfunduar për profesionin „polic komunal“.

Sipas ligjit të ri, policia komunale nga tetori ka fituar kompetenca të reja, ndër të cilat është përdorimi i mjeteve të dhunshme. Ndër kompetencat e këtij shërbimi komunal është edhe heqja e lirisë të kryerësit të kundërvajtjes ose të veprës tjetër të dënueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi