Akademiku Rastoder: TRE ULQINAKË ME NAM NË SARAJEVË

 

Serbo RastoderAkademiku Sherbo Rastoder ka publikuar pak kohë më pare veprën shkencore “Doprinos građana Crne Gore u razvoju Sarajeva” (Kontributi i qytetarëve të Malit të Zi në zhvillimin e Sarajevës).

Si emër më i rëndësishëm nga Ulqini i cili ka vepruar në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës Rastoderi përmend prof. dr. Hamid Dollareviqin (1925 – 2002).

Ai ishte profesor i rregullt në Fakultetin e ndërtimtarisë dhe bartës i shpërblimeve më të mëdha shoqërore për punën shkencore: Dekoratën e punës me kurorën e artë, Mirënjohjen e Universitetit në Sarajevë dhe qytetit të Sarajevës, si dhe Çmimin e gjashtë prillit të qytetit të Sarajevës.

Nga Ulqinakët të cilët kanë lënë shenj të veçantë në Sarajevë akademiku Rastoder veçon edhe dr. Nexhatin Mavriqin dhe Osman Murteziqin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi