Akcioni “Marta”: NDËR TË ARRESTUARIT DHE 32 VJEÇARI NGA ULQINI

Punonjësit e Drejtorisë së policisë, në bashkëpunim me Prokurorin e lartë të shtetit në Podgoricë kanë realizuar aksionin policor disa mujor me emrin “Marta”, në kuadër të cilit në pesë qytete të Malit të Zi janë arrestuar 16 persona për arsye të shpërndarjes dhe vënies së paligjshme në qarkullim të drogës, nga të cilët njëri është punonjës i policisë, ka lajmëruar të martën në konferencën për medie këshilltarja për marrëdhënie me publikun të DP Tamara Popoviq.

Ajo tha që me aksionin e koordinuar dhe të planifikuar në Podgoricë, Tivar, Nikshiq, Kotorr dhe Tivat janë ndërprerë disa zinxhir të shpërndarjes dhe vënies në qarkullim të kokainës, heroinës dhe suboteksit në territoret e këtyre qyteteve.

Me padi penale janë përfshirë 23 persona, nga të cilat 16 persona janë arrestuar, gjashtë persona janë në Entin për kryerjen e sanksioneve penale në Spuzh, derisa një person është akoma në kërkim. Ndër personat që të martën herët janë arrestuar është dhe M.S. (32) nga Ulqini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…