Drejtori i Agjencisë për komunikim elektronik Zoran Sekuliq ka thënë se ky institucion në vazhdimësi zhvillon sistemin për kontrollin dhe monitorimin e përdorimit të spektrit të radio-frekvencave.
Ai në intervistë për “Pobjeda” paralajmëroi se në këtë vit do të fillojë punën stacioni kontrollues-matës në Ulqin.
Sipas fjalëve të tija, 17 qershori është afati i fundit për ndërprerjen e punës së TV transmetuesve analog, gjë që krijon hapësirë për operatorin e ri të telefonisë celulare.