Aksident: HUMB JETËN TRAGJIKISHT SOKOL OLLDASHI

Ministri i Transportit Sokol Olldashi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte vendosur se do te shqyrtohet javen e ardhshme diskutimi per kandidaturen e Elvis Cefes, si anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise KLD.Humb jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në aksin Tiranë-Elbasan deputeti demokrat Sokol Olldashi. Lajmi bëhet me dije nga burime nga vendi i ngjarjes, sipas të cilave trupi i nxjerrë nga automjeti i aksidentuar nuk ka pasur shenja jete, por zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një deklaratë për lajmin.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, ku automjeti me të cilin ishte duke udhëtuar ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Deputeti Olldashi po udhëtonte me automjetin tip ‘Benz’ i zi AA003HN’, kur rreth orës 21:18 të mërkurën në mbrëmje në aksin Elbasan Tiranë,  në zonën e njohur si lapidari i Krrabës automjeti ka dalë nga rruga.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur operacionin për nxjerrjen e trupave nga makina e aksidentuar. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe dy ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse.

Ne vendin e ngjarjes kanë shkuar me urgjencë deputetë kolegë të Olldashit,  kreu i PD-se, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha, deputetë te djathtë e të majtë, kryeparlamentari Meta. Ne vend është edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Profil/ Kush ishte Sokol Olldashi
Karriera si gazetar dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike

Sokol Olldashi ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partise Demokratike.

I lindur më 17 dhjetor 1972, Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe ishte për të katërtën herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i zgjedhur si drejtues i listës së Partise Demokratike në qarkun e Fierit.

Sokol Olldashi e nisi karrierën e tij pas viteve ’90 në fushën e gazetarisë. Pas disa vitesh gazetar dhe drejtues në shtypin e shkruar, në vitin 2001 ai ndërmerr edhe karrierën politike dhe zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2005, Sokol Olldashi arrin të rizgjidhet në Kuvend, duke shkaktuar një nga përmbysjet më të mëdha politike të atyre zgjedhjeve, me fitoren në Shijak ndaj deputetit Agron Duka, duke kontribuar edhe në fitoren e Partisë Demokratike.

Sokol Olldashi u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007, për ta lënë për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës.

Më pas, zoti Olldashi mori detyrën e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, detyrë në të cilën shërbeu deri në shtator të këtij viti.

Pas humbjes së Partise Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit dhe dorëheqjes së Sali Berishës, zoti Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, në garë me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë angazhimit të tij politik, zoti Olldashi ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka qenë kryetar i PD-së së Tiranës, anëtar i forumeve më të larta, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.(Top Channel)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi