Aksident: LËNDOHEN RËNDË DY PERSONA

Policija, stopB.Gjakonoviq dhe D.Muhoviq nga Ulqini janë lënduar rëndë në aksidentin i cili sot pasdite ka ndodh në rrugën prej Adës kah Ulqini, shkruan “Vijesti”.

Mbas dhënies së ndihmës së parë në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin, janë hospitalizuar në Spitalin e përgjithshëm në Tivar.

Sipas informatave të kësaj gazetë, Gjakonoviq në aksident ka pësuar tronditje në tru, ndërsa Muhoviq thyerje të dorës dhe të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Deri te aksidenti erdhi mbasi që Gjakonoviq, i cili ka vozitur makinën e tipit“Jetta” me targa Ulqin, për arsye që nuk dihen ka dal nga rruga dhe ka goditur shtyllën e ndriçimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi