Sot në mëngjes, rreth orës 6 e 15 minuta, ndodhi aksidenti automobilistik në të cilin morrën pjesë tre makina, ndërsa u lënduan tre persona, njoftohet nga Drejtoria e policisë.
Siç mësojmë, një person, me këmbë të thyer, u dërgua në Qendrën klinike në Podgoricë, ndërsa dy persona janë lënduar lehtë.
Një nga mjetet që morën pjesë në aksident i takon Komunës së Ulqinit.
Komunikacioni në aksin rrugor Ulqin-Tivar për disa orë ishte krejtësisht i ndërprerë.
Hetimi do të përcaktojë arsyet e aksidentit.









