Aksident në Pinjesh: MAKINA GODITE SHTYLLËN E NDRIÇIMIT

image-0-02-05-9f73fff56c507dd1c4cf0ce485210c8355c26359fb94aa0f4c437a1e706995fc-VPak pas orës 21:30 të së premtes mbrëma punonjësit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit kanë marrë njoftimin që në vendbanimin Pinjesh ndodhi aksidenti dhe se një person ka mbetur i bllokuar në makinë, mëson Portali Ul-info.

Në vendngjarje shpejt mbërriti skuadra pesëanëtarëshe e cila gjeti makinën e tipit „suzuki“ me targa të Ulqinit e cila goditi shtyllën e ndriçimit publik.

Aksioni i nxjerrjes së shoferit nga makina e dëmtuar zgjati gjysmë ore.

Përndryshe, personi i lënduar është shtetas i Republikës së Serbisë dhe ai u transportua me makinë të Urgjencës në Spitalin e Tivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi