Ulqinaku Xh.Z. u lëndua të enjten pasdite në qendrën e qytetit, mëson Portali Ul-info.
Atij me makinë i ra i riu nga Ulqini dhe si pasojë e aksidentit, Xh.Z. pësoi lëndime në kokë, u thyen tre brinjë dhe kishte gjakderdhje të brendshme.
Urgjentisht u trasportua në Spitalin e Tivarit, pastaj në Qendrën Klinike në Podgoricë dhe, siç mësojmë jozyrtarisht, është jashtë rrezikut për jetën.