Shefi i PDS-së së Ulqinit Loro Nrekiq është lënduar në aksidentin automobilistik i cili ndodhi mbrëmë në rrugën prej Ulqinit drejt Adës, shkruajnë „Vijesti“.
Nrekiq u transportua në spitalin e Tivarit, por është jashtë rrezikut për jetën.
Atje është dërguar edhe shoferi i makinës së dytë, i cili pati kontakt me Nrekiqin. Por, edhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
Deri te aksidenti erdhi për shkak të lopës e cila ishte në rrugë dhe e cila me këtë rast ngordhi.