Në aksidentin i cili të enjten pak pas orës 16 ndodhi në Shtoj u lënduan disa persona, u njoftua nga Drejtoria e Policisë.
Siç mësojmë, aksidenti ndodhi kur automjeti i drejtuar nga shtetasi malazez goditi disa këmbësor.
Pas marrjes së ndihmës së parë në Urgjencën e Ulqinit, tre persona u transportuan në Spitalin e Tivarit.