Aksident në tunelin Qafa: LËNDOHET SHTETASI SHQIPTAR

udes-tunel-cafe01Në aksidentin, i cili sot në mëngjes ndodhi në tunelin Qafa, u lëndua shtetasi shqiptar.

Nën rrethanat të cilat duhet ti vërtetojë hetimi, pak mbas orës tetë makina me targa shqiptare, e cila në tunel po shkonte në drejtim të Tivarit, ka kaluar në korsi e kundërt dhe ka goditur makinën me targa të Tivarit, transmeton portali Jedro.

Në aksident lëndime të kokës pësoi bashkudhëtari në makinën me targa shqiptare, shtetasi shqiptar, dhe ai menjëherë u transportua në spitalin e Tivarit ku po i jepet ndihma mjekësore.

Komunikacioni nëpër tunel u lëshua pas hetimit policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi