Amer Radonçiq nga Gucia rëndë është lënduar kur të mërkurën në mëngjes ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është përplasur në dhomën e gjumit të familjes Bulakaj në Ulqin. Siç shkruan “Pobjeda”, asnjë nga anëtarët e kësaj familje nuk është lënduar, deri sa Radonçiqi ka thyer këmbën dhe brinjët dhe është transportuar në Qendrën klinike të Malit të Zi.
“Audi” i tij me tabela regjistrimi të Zvicrës është i dëmtuar krejtësisht. Të dhënat nga hetimi tregojnë që Radonçiqi ka lëvizur me shpejtësi prej 120 km në orë.
“Kemi menduar që është termet. Ishte e frikshme. Për fat të mirë, askush nuk vdiq”, tha Tun Bulakaj për gazetën e Podgoricës.