Një grup i shoqatave joqeveritare nga Ulqini dhe Podgorica ka paralajmëruar që të hënën do të nis me aksionin treditorë të pastrimit të mbeturinave në Parkun regjional Delta e Bunës. Kjo do të thotë që do të hiqen mbeturinat dhe deponitë nga gryka e këtij lum si dhe nga një pjesë e Plazhit të madh.Kjo hapësirë është shpallur Monument i natyrës në vitin 1968.
Pjesëmarrësit e aksionit kanë ftuar të gjithë të interesuarit dhe vullnetarët të bëjnë diçka të dobishme për veten dhe gjeneratat që vijnë.
Ndër pjesëmarrësit e aksionit nga Ulqini janë MOGUL, Ndërmarrja publike “Veprimtari komunale” dhe kompania “Gradja komerc”.