Aksioni i mbledhjes së mjeteve të nevojshme për shërimin e të riut nga Ulqini Emro Abazit vazhdon me intensitet të pazvogëluar.
Siç mësuam, deri tani janë mbledhur rreth 340.000 euro që do të thotë se nevojiten edhe pak më shumë se 100.000.
Një nga aktivitetet përfundimtare do të mbahet të dielën në Ranë, me fillim në ora 19:30, kur një sërë aksionesh vullnetare do të organizohen nga mjekët, berberët, të rinjtë, pronarët e barkave…