Aksioni i dhënies së gjakut: ULQINAKËT TREGUAN HUMANITET

Ishte ky një nga aksionet më humane të organizuara kohët e fundit në Ulqin. Kënaqësinë e vet nuk e fshehën as mysafirët të cilët për këtë rast erdhën nga Podgorica: drejtoresha e Entit për transfuzion të gjakut dr Gordana Rashoviq dhe shefja e Zyrës së Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) në Mal të Zi Mina Brajoviq, dhe sidomos përfaqësuesit e komunës së Ulqinit në krye me nënkryetarin Safet Beci, i cili koordinoi aksionin e quajtur “Dashuri është kur jep gjak”.Safet BeciAi dhe kolegja e tij, Zenepe Likoviq, së bashku me një sërë funksionarësh dhe qytetarë të Ulqinit, kanë dhënë sot gjak vullnetarisht në hapësirat e komunës duke treguar humanitet me shembullin e vet.

Duke iu falendëruar të gjithve që morrën pjesë në aksion, Beci tha se do të ishte mirë të riformohet Shoqata e dhuruesve vullnetar të gjakut në Ulqin, ndërsa dr Gani Karamanaga që pranë Maternitetit duhet të ekzistojë njësia e transfuzionit.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Podgoricë, institucionit i cili financiarisht e përkrahu këtë aksion, tha që çdo i treti person në shtetet e 28-shit vullnetarisht jep gjak.

Sot në Ulqin është mbajtur dhe tubimi shkencor me temën “Sfidat në zhvillimin e dhënies vullnetare të gjakut”.

Përndryshe, shefja e Zyrës së OBSH-së e mbajti fjalimin në gjuhën shqipe, që gjë ngrohtësisht e përshëndetën të pranishmit.Safet Beci konferenca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti