Aksioni i këshillit të BI: RINOVOHET SHTËPIA E VELIQËVE

Veliu 2Organizata humanitare “Bereqeti” nga Ulqini në bashkëpunim me Fondin humanitar “Hilal” nga Bijelo Pole, ka përfunduar dje aksionin e rinovimit të tërësishëm të shtëpisë së familjes Veliq, në fshatin Millë, në komunë të Ulqinit.

Në shtëpizën (barakën) e vjetër, ku shiu pikonte, pa banjë dhe kushte esenciale për jetë, jeton nëna Dilba me djalin Xhaferrin.

Aktivistët e “Hilalit” iu përgjigjen ftesës nga Ulqini, kështu që dhjetë mjeshtër të zanateve të ndryshme (muratorë, mjeshtër të pllakave qeramike, të ujit, mekanikë elektrikë) nga Bijelo Pole mbas pesë ditësh punë, me përkrahjen e njerëzve të mirë, kanë ndërtuar praktikisht shtëpi të re për familjen Veliq.

Kjo është dhurata më e bukur për vit të ri për Dilbën dhe Xhaferin, e për të gjithë neve ftesë që akoma më fuqishëm të tregojmë solidaritetin me të gjithë ato që ju nevojitet ndihma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi