Aksioni i madh i pastrimit të Ulqinit: ASNJËHERË KAQ EFIKAS

Sot në territorin e Ulqinit është kryer deri më sot aksioni më i madh i pastrimit të bregdetit të komunës. Qindra aktivistë të sektorit civil, institucioneve dhe kompanive private, kanë marrë pjesë në fushatën “Lets clean Mediterranean together”, qëllimi i së cilës është rritja e vetëdijes së opinionit mbi principet e mbrojtjes së mjedisit jetësor si bazë të zhvillimit të qëndrueshëm duke pastruar Plazhin e madh, grykën e Bunës, Valdanosin, Pyllin e pishave, Plazhin e vogël, Kalanë dhe Limanin, si dhe nëndetin rreth Kalasë.Aksioni i pastrimit 1Janë mbledhur mbi 100 qese të mbeturinave të llojllojshme. Aksioni “Ta pastrojmë Ulqinin për një ditë” është vepër e shkëlqyer sidomos nëse kemi parasysh kohën e mbajtjes së tij.

Në emër të komunës së Ulqinit lokalitetet të cilat pastrohen i ka vizituar menaxheri i komunës Omer Bajraktari, i cili i ka uruar pjesëmarrësit për këtë aksion fisnik.Aksioni i pastrimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi