Të dielën aktivistët e Shoqatës “Martin Schneider Jacoby”, me përkrahjen e kolegëve nga sektori joqeveritar, plazhistëve dhe hotelierëve, NP “Të Mirat Detare”, SHPK “Veprimtaritë Komunale”(Pastrimi dhe gjelbërimi), Organizatës Turistike të Ulqinit dhe qytetarëve pastruan Pyllin e Pishave.
“U zbulua neglizhenca dhe pakujdesi jonë, sidomos të institucioneve të cilët duhet të merren më intensivisht me rregullimin dhe mirëmbajtjen e të mirës publike”, njoftohet nga MSJA.
Rëndësia e këtij aksioni rritet duke marrë parasysh sezonin e ardhshëm turistik dhe situatën epidemiologjike.