Aksioni i Ndërmarrjes komunale dhe vendasve: U PASTRUA PYLLI I PISHAVE NË METERIZ

Me aksion të përbashkët të punëtorëve të Ndërmarrjes publike “Veprimtari komunale” dhe vendasve të Meterizit fundjavën e kaluar është pastruar pylli i pishave në vendin e njohur si Mulliri i erës.

“Jemi përpjekur që të zgjojmë vetëdijen ekologjike si tek individët ashtu edhe tek shoqëria në tërësi. Nuk mundet qyteti të jetë i pastër nëse secili prej nesh nuk bënë kujdes ku do ta gjuaj edhe letrën më të vogël”, tha për “Dan” një nga pjesëmarrësit e aksionit, deputetja e Frontit demokratik dr. Ljiljana Gjurashkoviq.

Drejtoresha e “Ndërmarrjes komunale” Zana Sarvan tha që aksione të ngjashme do të ketë dhe në periudhën e ardhshme. “Apeloj tek qytetarët që të na ftojnë dhe ne do të vijmë me kënaqësi që me përpjekje të përbashkëta ta bëjmë qytetin më të bukur”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi