Aksioni i shpëtimit në Ulqin: U gjet katër milje nga bregu

Policia detare të enjten në det të hapur ka shpëtuar B.GJ. (35) nga Nikshiqi i cili është zhdukur së bashku me anijen e tij, shkruan “Vijesti”.

R.M. nga Podgorica e ka lajmëruar policinë që B.GJ. të enjten në mëngjes rreth orës 6 ka lundruar drejt grykës së Bunës me varkën “Pasara” me targa të Tivarit dhe që mbas kësaj ka humbur çdo kontakt me te.

“Punonjësit e Policisë në Ulqin menjëherë kanë vepruar me marrjen e lajmërimit dhe për këtë kanë lajmëruar Njësinë e anijeve patrulluese të Ulqinit dhe Qendrën e policisë kufitare detare në Tivar, si dhe Drejtorinë e sigurisë detare”, theksohet në kumtesën e Drejtorisë së policisë.

Policia kufitare ka arritur ta gjej atë dhe varkën, katër milje nautike nga Plazhi i madh në Ulqin.

“B.Gj. për këtë rast ka thënë se mbasi që u prish motori në varkë, rryma lumore e ka tërhequr varkën në të cilën është ndodhur kah lumi Buna, e pastaj rryma detare e ka larguar nga bregu kah deti i hapur, mbas së cilës ka gjet një bovë mbi ujë për të cilën është mbajtur derisa erdhën punonjësit e policisë dhe punonjësit e Drejtorisë së sigurisë detare, të cilët e shpëtuan dhe e futën në anijen zyrtare dhe pa rrezik e transportuan deri në breg”, shtohet në kumtesë.

Varka në të cilën ndodheshe B.GJ. po ashtu u soll deri në breg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…