Mali i Zi do të ruajë me kujdes dhe do të valorizojë pasuritë natyrore, tha ministrja e ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit, Ana Novakoviq – Gjuroviq, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor.
Siç u tha nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Novakoviq Gjuroviq të dielën mori pjesë në aksionin e pastrimit të Kripores së Ulqinit, me ftesë të drejtores ekzekutive të organizatës joqeveritare “Martin Scheider Jacoby”, Zenepe Lika.
“Dita Botërore e mjedisit jetësor dhe përcaktimi ynë kushtetues na obligojnë që 5 qershorin e ardhshëm ta presim në një shtet që do të jetë më i rregulluar në aspektin ekologjik”, tha Novakoviq Gjuroviq.
Ajo tha se aksionet si ky do të jenë gjithnjë e më pak të nevojshëm, sepse do të rritet vetëdija ekologjike.
“Punojmë intensivisht të gjejmë modelin më të mirë administrues, ta ruajmë potencialin ekologjik, por edhe ta ripërtërijmë atë ekonomik”, tha ministrja.
Ajo rikujtoi për këtë arsye është formuar grupi punues nga përfaqësuesit e Ministrisë, Komunës së Ulqinit, Parqeve Nacionale dhe organizatave joqeveritare.