OJQ “Shoqata për Siguri në Komunikacion e Malit të Zi” nga Ulqini, në bashkëpunim me Auto Shkollën “Ferari”, Policinë e Ulqinit dhe Policinë Komunale, të premten zhvilluan aksionin “Helmeta ruan kokën 2019”.
“Meqë moto sezoni është hapur synimi i këtij aksioni ishte t’i rrisim vetëdijen shoferëve të motoçikletave që të mbajnë helmetat mbrojtëse”, tha kryetari i Shoqatës Jozo Briskoviq.
Ai shtoi se me këtë rast motoçiklistëve të Ulqinit iu ndanë 10 helmeta.