Punonjësit e Drejtorisë së doganave, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Drejtorisë së policisë, të hënën në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan kanë gjetur dhe konfiskuar mall të palajmëruar me vlerë mbi tre mijë euro.
Me kontroll të autobusit, me targa malazeze, në hyrje në Mal të Zi, është gjetur sasi e madhe e mallit të palajmëruar, 264 kg mjaltë dhe 667 litër vaj ulliri.
Malli, me vlerë të përgjithshme prej 3.057 euro, ishte i fshehur poshtë karrigeve.
Malli u sekuestrua përgjithmonë, ndërsa personit përgjegjës iu dorëzua dënimi me vlerë prej 500 euro.