Aksioni në Valdanos: PËRFSHIHET EDHE USHTRIA

ValdanosAksioni qytetar “Hapim rrugët e Valdanosit” është vazhduar edhe dje. Disa dhjetra njerëz kanë hapur tri rrugë që çojnë në “gjirin e heshtjes”, nëpër të cilët 35 vjet nuk ka shkelur këmba e njeriut.

Dje në Valdanos ishin dhe oficerët e lartë në krye me drejtuesin e Seksionit për punë operative dhe trajnim në Shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi kolonelin Jovica Kalugjeroviq të cilët shqyrtonin mundësinë që edhe ato të kyçen në këtë aksion.

Përndryshe, në aksionin e djeshëm veçanërisht ishin aktiv punonjësit e Shërbimit komunal për mbrojtje dhe shpëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…