Në kujtim të boemit të njohur nga Ulqini, Osman Leskovci, të shtunën në Ranë filloi aksioni i pastrimit të shëtitores.
Këtë aksion dyditorë e kanë organizuar Shoqata Shqiptaro-Amerikane „Ulqini“ nga Nju Jorku, në bashkëpunim me ndërmarrjen “Veprimtari Komunale” dhe “Fondacionin Dëshmia”.
Aksioni, të cilit iu bashkëngjiten një numër i konsiderueshëm i vendasve dhe mysafirëve, është kontribut për mbarëvajtjen më të mirë të sezonit turistik.
Me këtë rast u organizua edhe një koktej i vogël.
I ndjeri Osman Leskovac për vite të tëra ka pastruar shëtitoren në Ranë nga çamçakëzët.