Gjatë Ditës ndërkombëtare të pastrimit të bregdetit disa dhjetra vullnetarë dhe qytetarë të Ulqinit vetëm në lokalitetin Port Milena grumbulluan 578 shishe plastike të madhësive të ndryshme, 228 kanaqa, 47 shishe xhami, 58 gota njëpërdorimshe, 10 bidonë me madhësi më të madhe se 3l, por edhe më shumë se 14 m3 mbeturina të përziera, thanë organizatorët e aksionit.
Theksojnë se në zonën e komunës së Ulqinit përveç Port Milenës u pastrua edhe grykëderdhja e Bunës.
Aksioni i pastrimit të Port Milenës u koordinua nga organizata Zero Waste Montenegro me përkrahjen e organizatave lokale joqeveritare „Dr. Martin Scheider Jacoby“, MogUL dhe RDA-UBA, gjersa koordinimi i aksionit të pastrimit të grykëderdhjes së Bunës i takoj organizatës së re studentore OJQ „Green Mind“.









