Disa qindra qytetarë të Ulqinit kanë pastruar sot rrugët nëpër Ullishtë në gjirin e Valdanosit. Organizimi i mirë, moti i bukur, dhe ullinjtë e mbuluar nga kaçubat dhe shkurret, si dhe vullneti i mirë i Ministrisë së mbrojtjes, kanë bërë që aksioni i sotëm të jetë më masiv dhe më i frytshëm.
Të dielën qytetarëve janë bashkëngjitur dhe drejtuesit e komunës në krye me kryetarin Fatmir Gjeka, kryesuesit fetar dhe politikë, si dhe përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare nga Mali i Zi.
Është paralajmëruar që aksioni do të zgjas gjashtë muaj.