Aksioni qytetarë: TË SHTUNËN PASTRIMI I BËRLLOKUT MBI VALDANOS

Berlloku ValdanosMe iniciativën e trajnerit të Klubit të hendbollit për vajza Mustafa – Muqko Kollarit, të shtunën, me fillim në ora 11, do të organizohet aksioni i pastrimit të bërllokut dhe mbeturinave tjera mbi gjirin e Valdanosit.

Është paralajmëruar që së bashku me anëtarët e klubit të hendbollit për vajza dhe meshkuj dhe prindërit e tyre, aksionit do ti bashkëngjiten edhe qytetarët, ndërsa përkrahja do të vijë edhe nga Ndërmarrja publike “Veprimtari komunale”.

“Në këtë mënyrë do të japin kontributin e vet modest në zbukurimin e rrethinës në njërin nga vendet më panoramike të komunës tonë”, thanë organizatorët e aksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi