Disa dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të Ulqinit dhe qyteteve tjera të Malit të Zi, kanë marrë pjesë sot, me ftesë të MOGUL-it, në aksionin “Të pastrojmë Pyllin e pishave në Meteriz”!
Për mot të bukur, ato arritën të zbukurojnë këtë pjesë të qytetit, ndërsa në këtë gjë i përkrahën edhe drejtuesit e Komunës së Ulqinit.
Aksionit iu bashkëngjiten edhe punëtorët e NP “Veprimtari komunale”, të cilët pastruan edhe rrugët lidhëse në këtë pjesë të Meterizit.