Punëtorët e Drejtorisë së policisë, të premten, më 21 gusht të vitit 2015, kanë gjetur dhe sekuestruar duhan të dedikuar për shitje ilegale me vlerë mbi 2000 mijë euro, njoftohet nga ky institucion.
Siç theksohet, skuadrat mobile të Drejtorisë së doganave, duke kryer kontrollin në zonën e Ulqinit dhe Tivarit, në hapësirën e pazarit gjetën 30000 mijë copë cigare të markave të ndryshme (“Ronhill”, “Marlboro”…) pa pulla të akcizës malazeze, me vlerë 2300 euro.
Malli është sekuestruar përfundimisht, ndërsa personave përgjegjës iu dorëzuan dy dënime për kundërvajtje.