Punonjësit e Sektorit të Policisë Kriminalistike me punonjësit e Njësisë së Sigurisë në Ulqin, në aksionin me emrin kodues “Taxi” arrestuan B.I. (50), S.S. (32) dhe L.B. (45).
“Dyshohet se B.L. nga Ulqin kreu veprën penale kalimi i palejuar i kufirit shtetëror dhe trafikimi i njerëzve, si dhe veprën penale të bindurit për vërtetimin e përmbajtjes së pavërtet, thuhet nga policia, ndërsa transmeton CdM.
Për S.S. dyshohet se ka kryer veprën penale kalim i palejuar i kufirit shtetëror dhe trafikimi i njerëzve.
“Për veprën e njëjtë penale, si dhe për veprën penale mbajtja e palejuar e armëve dhe lëndëve shpërthyese dyshohet L.B.”, thonë nga policia.