Komuna e Ulqinit të premten, më 20 maj, së bashku me qytetarët, shërbimet komunale, ndërmarrjet e interesuara dhe sektorin civil do të realizojnë aksionin “Të pastrojmë Ulqinin për një ditë”.
Siç është njoftuar, aksioni do të organizohet në kuadër të aksionit të madh të përbashkët “Të pastrojmë Malin e Zi për një ditë” dhe aksionit ndërkombëtarë “Let’s do World”.
Është thënë se do të pastrohen këto lokalitete:
Lokacioni 1: Kalaja, shëtitorja në Ranë deri tek Pylli i pishave, si dhe hapësira reth ish-Hoteli T ,,Galeb“
Lokacioni 2: Rruga e Kripores
Lokacioni 3: Shtoji – Qendra
Lokacioni 4: Mehalla e re, Rruga për Valdanos
Lokacioni 5: Kopshtet-foshnjoret , shkollat fillore, Qendra e Shkollës së mesme, Gjimnazi “Drita”.
Tubimi është para ndërtesës së Komunës në ora 9.