Kalaja e Ulqinit edhe këtë sezon hynë me më shumë pastërti. Sepse, banorët vendas, kryesisht të ri, në aksionin e organizuar fundjavën e kaluar kanë pastruar vendbanimin më të vjetër në komunën tonë.
Siç thanë, vendi me kaq shumë histori dhe rëndësi duhet të jetë gjithmonë i pastër, gjegjësisht Kalaja duhet të jetë gjithmonë imazhi i bukur i Ulqinit.
“Në veçanti në këtë periudhë postepidemike, kur turistët dhe vizitorët kërkojnë pastërti. Prandaj me kënaqësi themi se jemi krejtësisht të gatshëm për sezonin e ardhshëm”, thonë Kalalitë.