Aktgjykimi: KATËR VITE PËR TENTATIVË VRASJE TË KATËR PERSONAVE

Lisice, policijaNë Gjykatën e lartë në Podgoricë dje u dënua Shaban Hyseni (25) nga Kosova me katër vite burg për shkak të veprës penale – vrasje e rëndë në tentativë.

Siç shkruan në aktgjykim, ai në shtator të vitit 2013 në lokalin “Stari ribar” në Ulqin me paramendim ka tentuar të vras katër persona: Bekim Tahirin, Martin Kaxhnjetajn, Servet Zagoviqin dhe Arbër Tahirin.

Theksohet që Hyseni prej çiftes ka shkrepur disa plumba në këto persona edhe pse ishte i vetëdijshëm që mund ti vras. Me këtë rast këtyre personave i janë shkaktuar lëndime të rënda fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi