AKTIVITET I VEÇANTË NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OJQ Horizonti i Ri organizoi një aktivitet edukativ me të rinj nga Ulqini dhe Malësia në kujtim të kësaj date e cila shënohet që nga viti 1948, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.

Qëllimi i këtij sesioni ishte njohja e pjesëmarrësve me konceptin e të drejtave të njeriut, parimin e barazisë dhe dinjitetit, problemin e shkeljes së të drejtave të njeriut, dokumentet ndërkombëtare dhe vendore që rregullojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mekanizmat dhe institucionet për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Në kuadër të kësaj teme, një qasje të veçantë iu bë edhekorpusit të të drejtave të pakicave, përkatësisht kuptimit të të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera etnike, si dhe mundësive të parandalimit të diskriminimit dhe zvogëlimit të distancës etnike.

Në pjesën e dytë të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u njohën me konceptin e të menduarit kritik me qëllim të forcimit të kompetencave të tyre për të kuptuar, analizuar dhe interpretuar sa më drejtë atë që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë.

Dr. Sabina Osmanoviq, ligjëruese në Universitetin e Malit të Zi, ishte panelistja e ftuar në këtë workshop, ndërsa punën me të rinj e udhëhoqi trajnerja Sabra Deçeviq.

Aktiviteti i sotëm ishte pjesë e projektit „Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik“ të cilin Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë, në kuadër të programit „U.S. Embassy’s 2022 Media Professionalization Assistance Program“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo