Kryetari i Komunes se Ulqinit Fatmir Gjeka zhvilloi takimin e rralles me transportuesit e nxenesve te shkollave fillore ne territorin e Komunes se Ulqinit. Bisedimet zhvillohen ne gjetjen e nje mareveshtjeje per transportin falas te femijeve fillorist. Edhepese I tere projekti ka nje kosta te larte, Kryetari Gjeka nuk heq dore nga nje premtim I tij dhene qytetareve. Sipas te gjitha gjasave femijet e shkollave fillore do te fillojne te transportohen ne shkolla – falas nga muaji tetor, nderkohe qe do te vazhdojne bisedimet qe kete ta perfitojne edhe nxenesit e shkollave te mesme.Kryetari Gjeka , shpreh konsiderate edhe per pronaret e automjeteve e nese kjo arrihet, sigurtisht qe do te jete e mireseardhur per buzhetet e kryefamiljareve. Neser, Kryetari Gjeka do te kete nje takim pune me Drejtoret e shkollave te Ulqinit.
—————————–
Zyrtare te larte te Ministrise se punes dhe perkujdesjes sociale jane takuar me Kryetarin e Komunes se Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkepunetoret e tij.
Decentralizimi, njohja me kartonin social dhe hapja e disa serviseve ne nivel lokal kane qene teme e bisedimeve. Te gjitha keto, dalin nga Ligji mbi sigurimin social dhe feminore.
Krahas kesaj ne takim eshte bere fjale dhe per projekte qe kane per qellim permiresimin e pozites se personave me aftesi te kufizuar dhe invalideve . Ministria perkatese dhe Komuna e Ulqinit kane paralajmeruar se ne nje te ardhme te shpejte do te realizojne disa projekte te ketij lloji.
—————————————————————————-
Diten e hene pritet, nenshkrimi i Memorandumit te bashkepunimit ndermjet Komunes se Ulqinit dhe SOS Telefonit per gra dhe femije viktima te dhunes.
Memorandumi parasheh partneritet, transparence, pergjegjesi dhe informim te ndersjellte.
Sipas Kryetarit Gjeka, eksekutivi angazhohet per parandalimin e dhunes ndaj grave dhe vajzave dhe integrimin e viktimave te dhunes ne shoqeri. Strategjia e barazise gjinore perben nje objektiv te rendesishem, per ne, andaj ne do te jemi kembengules, derisa te veme te sherbim te grave dhe vajzave ne nevoje dhe viktima te dhunes, ndihmen ligjore dhe integrimin e tyre, tha Kryetari Gjeka i cili po ashtu u ndal dhe ne rendesine e arsimit per kete kategori, qe eshte garanci e tyre per integrim.
Ky Memorandum eshte i dyti qe nenshkruehet ne nje kohe te shkurter me perfaqesuesit e Organizatave joqeveritare.