Për shkak të paraqitjes së insektit dëmtues me emrin „oliver“ do të trajtohen palmat tek kompleksi hotelerik „Lido“ nda data 7 deri më 10 nëntor, ka lajmëruar Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Mal të Zi.
„Do të përdoren insekticidet, kështu që paralajmërojmë qytetarët e Ulqinit që gjatë kohës së trajtimit të mos prekin palmat dhe që sa më shkurt të qëndrojnë në afërsi të tyre“, shtohet në lajmërim.
Paraqitja e parë e „oliverit“ është vërtetuar në fund të tetorit të vitit të kaluar në dy palma në Ulqin, të cilat kishin simptomat e tharjes dhe të cilat pastaj janë shkatërruar.









