Me përkrahjen e Agjencisë turke për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim (TIKA) në Ulqin momentalisht po bëhet rikonstruktimi i disa objekteve kulturo-historike të arkitekturës islame.
Pritet që këto ditë do të përfundojnë punët në rinovimin e tyrbes së familjes Pulti, si dhe të hapësirave në Xhaminë e Namazgjasë.
Për vitin e ardhshëm është paralajmëruar që me mjetet e agjencisë shtetërore të Republikës së Turqisë do të rikonstruktohet hamami, si dhe objektet tjera në kompleksin e Xhamisë së Pashës në Ranë.
Vendosja e hamamit në funksion , i cili është ndërtuar rreth viti 1743,gjithsesi do të ishte atraksion turistik i Ulqinit.