Aktori i njohur hollivudian Majkl Madsen i cili pak kohë më parë ka qëndruar në Ulqin ishte me bukurin e tij dhe dëshiron të bëj vestern në produksion të vetë. Këtë informatë ja ka deklaruar medieve regjisori malazez Drashko Gjuroviq, i cili Medsenin e solli në Mal të Zi.
“Me Medsenin negociojmë për projektin e ri i cili duhet të jetë një tregim për krijim e Evropës së re pas Kongresit të Berlinit. Ky duhet të jetë një film historik, i cili do të quhej “Mbretëresha e marshimit” dhe në të duhet të aktrojë një yll i njohur filmik femër”, tha Gjuroviq.
Medsen ka aktruar në një numër të madh të filmave, ndërsa shikuesit më së shumti e mbajnë mend për rolet e “djalit të fortë” në filmat siç janë: “Qenët e rrugës” dhe “Kill Bill 2” të Kventin Tarantinos, “Doni Brasko” të Majk Njuell, “Lloji” i Roxher Donaldson, si dhe në filmin “Tellma dhe Luiz” të Ridli Skot-it.
“Aktorët e njohur nuk mund ti sillni me para, por mund ti sillni me tregimet e pazakonta të jetës tonë, hapësirave tona, Mali i Zi ka zona të pabesueshme. Majkll ishte i magjepsur me Ulqinin dhe Tivarin”, shtoi Gjuroviq.









