Akua park: INTERESIMI MË I MADH NGA PRITSHMËRIA

Akva parkSë paku dy kompani do të lajmërohen për ndërtimin e akva-parkut në Shtoj, mëson Portali Ul-info. Së bashku me kompaninë e njohur turke “Polin”, e cila së shpejti do të formojë ndërmarrjen e vet në Mal të Zi, para tre javëve tek Gjykata ekonomike në Podgoricë është regjistruar edhe një kompani, me seli në Shtojin e poshtëm, me qëllim të ngjashëm.

Siç është paralajmëruar, ky investim do të jetë rreth pesë milion euro. Realizimin e tij duhet të nis në fillim të vjeshtës, dhe të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.

Pritet që ndërtimi i akva-parkut më të madh në regjion do ta përmirësoi konsiderueshëm ofertën turistike të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi