Mbas mbledhjes së sotme të drejtuesve të komunës së Ulqinit me përfaqësuesit e “Polin grupit” nga Ulqini, është e sigurt që ndërtimi i akva-parkut në këtë qytet do të fillojë nga mesi tetorit, mëson Portali Ul-info.
Dy muaj është e nevojshme që të plotësohen të gjithë kushtet ligjore rreth shpalljes së tenderit, zgjedhjes së investitorëve dhe zgjidhjes së ankesave eventuale të kompanive të interesuara.
Pritet që në tender për ndërtimin e akva-parkut më të madh në regjion do të lajmërohen të paktën dy firma, ndërsa investimi do të kap vlerën prej rreth pesë milion euro.
Komuna e Ulqinit do të jap me qira për 30 vite tokën prej 27 hektar në pjesën e pasme të Plazhit të madh, me çmim fillestar prej 1,1 euro për metër katror.