Kompania e Podgoricës “Saniteco” dhe firma turke “Polin” kanë marrë dokumentacionin e tenderit për ndërtimin e akva parkut në Plazhin e madh, mëson Portali Ul-info.
Siç qëndron në faqen e kompanisë, “Saniteco” merret me shitjen dhe ndërtimin e teknikës së baseneve, impianteve për filtrimin e ujit, sistemeve të shatërvanëve dhe pajisjeve shtesë, derisa “Polin” është një nga kompanitë më të njohura botërore e specializuar për ndërtimin e akva-parqeve.
Komuna e Ulqinit me 1 tetor ka shpallur tenderin ndërkombëtar për qiradhënie tridhjetëvjeçare të tokës në Shtoj për ndërtimin e akva-parkut.
Shpallja publike do të jetë e hapur deri më 31 tetor.